8 Dhjetor, 2023

FOTO/ Pas ndarjes nga Ledri, Sara shfaqet në krahët e një tjetër mashkulli, kush është djali që po bën të lumtur influenceren?


Sara është ndarë nga Ledri? Kjo është pyetja që prej kohësh po është bërë kryefjala e titujve në median rozë, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. 

Megjithëse dyshja kanë vendosur që të heshtin, në rrjet prej disa javësh është aluduar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Megjithatë së fundmi Sara ka publikuar në InstaStory një foto ku shihet e lumtur në krahët e një mashkulli e që nuk është Ledri Vula.

Bëhet fjalë për grimerin e saj, që shpesh herë ajo ka treguar se ai është miku i saj më i mirë.

Pas lajmeve se Sara dhe Ledri janë ndarë, influencerja iku nga shtëpia ku jetonte me vajzën, këngëtarin dhe prindërit e tij, ndërsa së bashku me të bijën udhëtoi drejt Gjermani aty ku ajo ka edhe prindërit.

sara hoxha ledri vula6

Megjthatë disa ditë më parë influencerja është rikthyer sërish në Shqipëri, duke u marrë me projekte e saj në Tiranë.

sara hoxha (3)

Ndarjen e dyshes disa javë më parë e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”. Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

sara hoxha ledri vula7

Megjithëse, ndryshe nga nëna e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale. Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij.

sara hoxha ledri vula4

Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre.

sara-hoxha-ledri-vula-panorama-plus-9

Pas disa konflikteve që kanë nisur prej disa muajsh mes tyre, ka qenë pikërisht reperi ai që ka marrë vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dashurie. Shkak për debatet e shpeshta kanë qenë pikërisht skenat e xhelozisë nga ana e influenceres.

sara hoxha ledri vula

sara hoxha ledri vula3

sara hoxha5sara hoxha6sara hoxha2sara hoxha (2)sara hoxha (8)sara hoxha (7)sara hoxha (5)ledri vula sara hoxha (9)ledri vula sara hoxha (5)sara hoxha, xheraldina vula, ledri vula (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al