22 Prill, 2024

FOTO/ Pas aludimeve se është ndarë nga Graciano, Argjira Spanca puth gazetarin në mes të emisionit!


Pas rifutjes së Graciano Taganit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, në rrjet po qarkullojnë lajme se marrëdhënia e balerinit me partneren e tij Argjira Spanca është në krizë.

Së fundmi moderatorja ishte e pranishme në emisionin “E diell”, ku ka zbuluar detaje të reja rreth projektit të saj televiziv, teksa po largohej nga studioja moderatorja puthi në faqe mikun e saj, gazetarin Ervin Kurti.

Kujtojmë që zërat për një mosmarrëveshje mes çiftit janë shtuar më shumë, pasi Graciano gjatë një bisede me Françeska Muratin në “BBV” ka treguar se është zënë me Argjirën, e cila i ka thënë që mos ta përmendë atë në shtëpi.

“Jam zënë. Me thënë të drejtën, mezi pres ndonjë gjë. Ajo më ka thënë që të mos e përmend brenda. Jam pak si në alarm dhe shpresoj që kur të dal të ftillohem. Edhe ditën që e pyeta mamin, ajo më tha se kishte folur (me Argjirën), por situata ishte si e ftohtë”- tregoi ai me zë të ulët duke u përpjekur që mos të dëgjohet nga publiku.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al