18 Prill, 2019

FOTO/ Partnerja e “vrasësit” të Juves ka një përshëndetje për Ronaldon


Matijas De Ligt, kapiteni 19-vjeçar i Ajaksit, mbrëmjen e djeshme me gjuatjen e tij me kokë, vrau ëndërrat e Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Edhe jashtë fushës, provokimet nuk janë në stilin e tij, por e dashura e tij nuk ndjekë të njëjtën linjë. Kështu Ane Ki Molenar, ka provokuar Juventusin dhe Ronaldon, më një stori në “Instagram”.

Ajo ka postuar faqen e parë të “Gazzeta Dello Sport” dhe ka shkruar “Ciao”, duke dashur të godasë me ironi italianët dhe portugezin Ronaldo.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al