10 Prill, 2022

FOTO/ Një tjetër shenjë se janë ribashkuar? Veprimi i fundit i Donald Veshajt për Bora Zemanin i habiti të gjithë


Historia Beatrix-Donald-Bora duket se është kthyer në një telenovelë që do vijojë gjatë në showbizin shqiptar. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht lidhur me çfarë po ndodh me ta pavarësisht raportimeve të mediave dhe hamendësimeve të fansave.

Në këto kushte, ndjekësit kapin çdo detaj dhe e lidhin me historinë e tyre. Dhe duket se ata e dinë shumë mirë këtë gjë dhe nuk humbasin mundësinë që të marrin vëmendje. Me siguri Donaldi e dinte se duke pëlqyer një video të ‘Për’puthen’ dhe Borës në çdo profil që të ishte do bënte bujë.

Agron Llakaj ka shpërndarë në Instagram një video të emisionit të tij “Al-Pazar” ku është komentuar një pjesë e emisionit të dashurisë. Në video shfaqet edhe Bora që flet me gjyshen e Mikelës e cila ishte e ftuar në emision më herët këtë javë. Dhe Donaldi nuk ka ngurruar dhe e ka ‘pëlqyer’ këtë video.

Thjesht pëlqim për Agronin, apo shenjë e ribashkimit me Borën? Kjo është pyetja.

Pak javë më pari ai mori vëmendjen me këngën “Nuk je”, që dukej qartë dedikim ndaj Borës. Sikur mos të mjaftonte teksti në fund të videoklipit ai ka vendosur datën 5 që shfaqet rrufeshëm, duke na bërë të gjithëve ta kthejmë disa herë videon për ta parë. Aktualisht kënga ka rreth 4 milionë klikime dhe nuk mund ta mohojmë që “5” ka rolin e saj në këtë shifër.

Është aluduar se ata do jenë protagonistë në një film. Moderatorja është shfaqur krah regjisorit Erion Bubullima dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, pamjet e dyshes në Vjenë, (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.

Thuhet se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të. Sikur mos të mjaftonte kjo prej ditësh flitet se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë në Vjenë.

Po ashtu në Internet qarkulloi një video që tregonte se makina e Donaldit ndodhej poshtë shtëpisë së Borës, duke lënë të kuptohet se ata janë takuar, ose pasi janë ribashkuar ose për tu sqaruar. Për më tepër, Bora ndjek në Instagram nënën e Donaldit dhe ‘folloë’ ia ka bërë së fundmi pasi ajo sapo e ka hapur faqen e saj në këtë rrjet social.

Sa i përket Beatrix nuk ka asnjë detaj konkret që e ka lidhur atë me Donaldin këtë periudhë. Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP” ajo njoftoi se është ndarë nga aktori dhe më pas ata hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al