6 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Rikuperimi rrufe i ministres Xhaçka, në punë menjëherë pas lindjes


Kanë kaluar dy javë që kur solli në jetë vajzën e saj të dytë dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është parë në seancën e Parlamentit këtë javë. Në fakt, ajo është shfaqur në aktivitete të ndryshme të ministrisë që drejton, shumë ditë më përpara se paparazzi ynë ta fotografonte në Parlament. 

Zonja Xhaçka duket se është rikuperuar menjëherë nga lindja e vajzës dhe madje duket edhe në një formë shumë të mirë fizike. Në fakt, ka një koincidencë mes saj dhe ministres Elisa Spiropali, që kanë një miqësi të vjetër bashkë. Si në rastin e fëmijës së parë, ashtu edhe në atë të dytin, ato kanë ngelur shtatzënë në të njëjtën kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al