11 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Pasi u bë e famshme me fjalimin për korporatat, Majlinda sofistikon veshjen

Do të vijonte të jetonte në anonimat të plotë dhe mbase askush nuk do ta kishte vëmendjen tek ajo, ashtu siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të deputetëve të opozitës së re. Mbase “Panorama Plus” me zemëgjerësinë e saj mund t’i kishte bërë ndonjë koment për veshjen, por akoma nuk po gjenim diçka që të na bënte përshtypje. 

Por këtë ngërç e zgjidhi vetë Majlinda Halili, e cila mori mandatin që la kryetari i PD- së, Lulzim Basha. Ajo u shfaq në Parlament, ditën që do të votohej ligji për koroporatat dhe vendosi të bëjë oponencën e saj. Me një fjalim në dorë, të cilin e kishte kopjuar nga Jorida Tabaku, Majlinda vërtetoi edhe një herë shprehjen se është shumë më mirë të heshtësh kur e ke të pamundur të bësh gjënë e duhur, e cila në rastin e Majlindës, minimalisht kishte të bënte me një lexim korrekt, asgjë më shumë.

Mirëpo as kjo nuk ndodhi, Majlinda e lexoi fjalimin si s’ka më keq dhe kështu patën mundësi ta njohin të gjithë dhe për ta mbajtur gjatë në kujtesë. Që nga ajo kohë, gazetarët i bëjnë shpesh pyetje si deputete e njërës prej zonave të Tiranës, ku përgjigjet e saj janë shumë të shkurtra dhe nuk thonë asgjë. Ama, kjo famë për një gjë ka shërbyer. Tani, Majlinda, duke e ditur se është në qendër të vëmendjes, ka filluar të vishet më mirë, si në këtë foto.