15 Shtator, 2019

FOTO nga paparazzi/Olta Xhaçka, në shoqërinë e deputetit doktor për më shumë siguri para lindjes


Me sa duket nuk ka pushime para lindjes për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Impenjimet e saj në punë kanë prevaluar para dëshirës për të qenë në pushim dhe e relaksuar para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Ministrja është e martuar me ish-deputetin socialist Artan Gaçe, i cili u tërhoq nga politika dhe po merret me biznes. Paparazzi ynë e ka fotografuar Xhaçkën ndërsa po dilte nga Parlamenti dhe pranë saj është deputeti socialist, Ilirjan Pendavini.

Ilirjani është mjek në profesion dhe mbase, pasi konsumon disa biseda politike me kolegen Xhaçka, mund t’i japë edhe ndonjë këshillë si mjek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al