23 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Fate Velaj shfrytëzon Parlamentin për marketing


Sapo ka dalë nga salla e Parlamentit, në oborr, aty ku rrinë vazhdimisht reporterë, kameramanë dhe fotografë, deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, nuk ka ka menduar këtë herë se si të dalë sa më bukur në foto me kombinimin e radhës në veshje, por ka nxjerrë përpara librin e tij për t’i bërë pak reklamë. 

Panairi i Librit ishte vetëm pak ditë më parë, ku titujt e rinj marrin mjaft vëmendje, por Velaj ka menduar të shfrytëzojë edhe një mundësi tjetër, siç është insitucioni ku ai punon si deputet i Parlamentit.

Libri i tij “Itaka” nuk është i vetmi, pasi Velaj karrierën në politikë e ka vetëm një nga profesionet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al