13 Nëntor, 2022

Foto nga paparazzi/Bora Muzhaqi, me rrip të firmës luksoze në Parlament


Jemi mësuar ta shikojmë si një nga figurat politike që më së shumti shndërrohet në meme. Flasim për ministren e Fëmijëve, Bora Muzhaqi. Emri i saj u ndesh në politikë në zgjedhjet e prillit, ku dhe menjëherë katapultoi në postin e ministres.

Por, nuk kanë qenë të rralla rastet kur deklaratat e saj kanë bërë xhiron e rrjetit. Këtë herë është pjesë e rubrikës sonë pikërisht për “look”-un e saj. E kemi parë shpesh herë sport, ku i përshtat moshës së re, duke e alternuar edhe me postin e rëndësishëm që ka. Ajo që na ra në sy këtë herë ishte pikërisht rripi që ministrja mban. “Salvatore Ferragamo” është marka që Muzhaqi mban veshur.

Një rrip i tillë kushton nga 100 deri në 180 euro, duke qenë ndër produktet më ekonomike që kjo linjë ka në treg. Nuk dihet nëse ministrja e ka dhuratë aksesorin e saj, apo mund t’ia lejojë vetes një rrip të markës së njohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al