19 Mars, 2022

Foto nga paparazzi/ Toni Gogu, deputeti që ende s’e heq maskën


Mes një lufte që ka plasur në Evropë dhe një krize që ka përfshirë vendin, ditët e pandemisë duken të largëta. Aq më shumë masat e vendosura.

Pas rihapjes nga karantina, të shumta kanë qenë thirrjet për të respektuar masat mbrojtëse. Fillimisht, politikanët ishin ata më striktët në respektimin e tyre, por duket se tashmë kanë harruar. Thuajse çdo të enjte ata shfaqen në Parlament pa maskë dhe pa respektuar distancimin fizik.

Do të donim të përjashtonim këtu deputetin e Tiranës, Toni Gogu. Ashtu si shihet edhe në foto, ai nuk e ka hequr maskën as në ambientet e jashtme të Kuvendit. Duhet thënë krejt ndryshe nga miqtë e tij që u bë shumë kohë pa i parë me maskë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al