17 Prill, 2022

Foto nga paparazzi/ Ogerta Manastirliu dhe Grida Duma, në një bisedë miqësore


Mund të duket e çuditshme kjo foto, por ja që ndodh. Ministrja e Shëndetësisë dhe deputetja e Partisë Demokratike kanë kaluar disa momente të qeta, teksa kanë konsumuar mes tyre një bisedë miqësore.

Flasim për Ogerta Manastriliun dhe Grida Dumën, që janë fotografuar nga paparaci ynë në oborrin e Parlamentit, teksa të dyja kanë ndaluar hapat, jo vetëm për t’u përshëndetur, por edhe për të biseduar. Dy ‘kundërshtaret’ politike kanë kaluar disa momente të qeta bisedash, që me gjasa temat nuk lidhen me politikën.

Ndryshe është marrëdhënia e tyre brenda Kuvendit, ku bindjet e tyre politike i kanë vendosur në llogore të kundërta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al