20 Mars, 2022

Foto nga paparazzi/ Monika Kryemadhi si një “icon style”, kryetarja e LSI sjell pranverën


Monika Kryemadhi është padyshim gruaja e hekurt e politikës shqiptare. Gjithnjë e drejtpërdrejtë, ajo nuk i ka kursyer sulmet për armiqtë politikë.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi është një grua që përditë e më shumë përmirësohet në stilin e saj. Në daljet e saj të fundit, kombinimi i kryetares së LSI-së ka qenë perfekt. Ndaj edhe ky “look” i saj është vetëm njëri ndër të shumtit që do të veçonim në muajt e fundit.

Kryemadhi ka paralajmëruar pranverën, teksa ka zgjedhur jeshilen këtë të enjte në Parlament. Kombinimi i nuancave të jeshiles i shkon më së miri përshtat deputetes, e cila e ka finalizuar këtë pamje edhe me një varëse. Në fakt më shumë sesa një aksesor i zakonshëm, ajo që na ra në sy ishte fakti se Monika Kryemadhi mban në qafë një rruazë me kryq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al