7 Janar, 2023

Foto nga paparazzi/ Jorida Tabaku, “shkrin” PS-PD në “look”


Deputetja Jorida Tabaku shquhet për stilin e saj gjithmonë serioze dhe klasike. Tabaku kombinohet gjithmonë me fustane apo me funde, duke ndjekur një look tërësisht të kombinuar.

Rrallë e kemi parë sportive duke qenë se gjithmonë ruan tagrin e politikanes, duke shoqëruar veshje e saj me taka. Paparazzi ynë e ka fotografuar këtë herë të kombinuar me ngjyra blu, dhe duket se për ta thyer këtë blunë në veshjen e saj, deputetja e Partisë Demokratike ka zgjedhur një bluzë të kuqe.

Dhe si për rastësi ky kombinim u shkon për shtat edhe krahëve politike aktuale, ku Jorida Tabaku këtë herë ka bërë “paqe” me PS-në vetëm për të kombinuar ngjyrat e veshjes. Të rralla janë rastet teksa e shohim deputeten larg politikës, por të gjithë e dimë se veç angazhimit në PD, Jorida është edhe nënë e tre fëmijëve.

Jorida Tabaku e kaloi shtatzëninë mes Parlamentit dhe çadrës së ngritur nga opozita. Ajo është e martuar me profesorin e ekonomisë, Saimir Sallaku, prej disa vitesh. Ajo njihet si një nga deputetet më të pashme të Parlamentit. Menjëherë pas lindjes së binjakëve, deputetja u rikthye në format e saj fizike perfekte, vetëm pak javë më pas. Gjithashtu, njihet edhe për stilin e bukur në veshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al