22 Prill, 2023

Foto nga paparazzi/ Gert Bogdani si baba, shëtitje dhe akullore me vajzën


Një periudhë e ngarkuar kjo për politikanët tanë, të cilët janë përfshirë në fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Por teksa të gjithë e kanë agjendën e ngjeshur, për Gerti Bogdanin është e pamundur që të mos gjejë kohë për të shijuar një akullore me vajzën e tij.

Fotot janë shkrepur në një nga dyqanet e Tiranës, ku shihet ish-deputeti i Partisë Demokratike, teksa ka qerasur të bijën me një akullore, me gjasa, pas kërkesës së kësaj të fundit. E si një baba i përkushtuar, Bogdani nuk ishte sesi t’ia refuzonte këtë kërkesë. Shpesh, ai ka folur për jetën e tij familjare, duke zbuluar raportin e fortë që ka me fëmijët, por edhe me bashkëshorten. Në studio të ndryshme, ai është shprehur se fakti që edhe partnerja e tij është figurë e njohur i ka ndihmuar në marrëdhënien e tyre në çift, duke funksionuar më mirë. Ndërsa rreth raportit që ai ka me fëmijët, mjafton të shikojmë këtë foto, për të kuptuar se si baba Gerti është mjaft i dedikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al