10 Shtator, 2023

Foto nga paparazzi/ Deputetja ektravagante ndryshon stil, vjen zyrtare në sesionin e ri


Eslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit. Deputetja simpatike është shfaqur sesionin e shkuar në seancë plenare me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse. Por, mund të themi që për deputeten e Partisë Socialiste, kjo pamje i përket së shkuarës. Në nisjen e vitit të ri parlamentar, Zake duket se ka zënë mend.

Ajo ka mbërritur në seancën e parë parlamentar ajo ka zgjedhur një kostum të bardhë dhe ajo që na ra në sy ishte fakti se ajo mbërriti në sallën e Parlamentit nën shoqërinë e ministrit të Brendshëm. Taulant Balla si gjithnjë vijon të jetë një mik e kolegë i mirë për të gjithë emrat nga rradhët e Partisë Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al