13 Mars, 2022

Foto nga paparazzi/ Berishën e ndihmojnë të vishet


Ish-kryeministri Berisha nuk mungon në asnjë seancë parlamentare. Pas zgjedhjeve të 6 marsit ku doli forcë e dytë, ish-kreu i PD tashmë është edhe më aktiv, ku nuk mungon në asnjë seancë, i shoqëruar nga deputetët e tij, por edhe nga ata të LSI.

Janë po këta deputetë që e presin dhe e përcjellin në çdo dalje të tij, natyrisht pasi mban dhe fjalën për gazetarët. Por ajo që i ka shpëtuar syrit të kamerave është ky moment, ku shoferi e asiston Berishën, për t’u veshur.

Gati në të 80-tat e tij, ishkryeministri është shumë aktiv në politikë, ku dhe ka deklaruar se ky është vetëm fillimi i rikthimit të tij në politikë. Ndërkaq në të përditshmen e tij, ka nevojë për pak asistencë nga stafi i tij.

Sapo ka dal nga seanca, ai është shkëputur nga shoqëruesi i tij, që e ka ndihmuar të veshë edhe xhaketën, ndërkohë që Berisha ka vijuar bisedat me deputetët e “Shtëpisë së Lirisë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al