20 Mars, 2022

Foto nga paparazzi/ Anjeza Maja fotografohet jashtë Kryeministrisë. Emisioni që nuk e bëri kurrë në “ERTV” dhe rikthim në publik


Anjeza Maja kujtohet si një ndër imazhet më të dashura për publikun në vitet 2000. Miss-i shpejt u bë pjesë e botës së spektakleve, ku për vite me radhë u shfaq si moderatore. Ndaj, edhe të shumtë ishin ata që u habitën kur e panë pranë Kryeministrit.

Pasi mbaroi ciklin e saj në televizion, Anjezës iu besua posti i rëndësishëm. Ajo ishte personi që shoqëronte Edi Ramën kudo, duke i realizuar edhe videot në ERTV. Në rrjet u bënë virale fotot e saj teksa mbante telefonin që xhironte Kryeministrin gjatë aktiviteteve të tij. Sidomos pas periudhës së tërmetit, prania e Anjezës afër Ramës u shtua edhe më shumë.

Natyrisht që nuk ishte e paktë “furtuna” që shkaktoi ky lajm në media, ku shumë e quajtën edhe kameramanen personale të tij, ndonëse Anjeza ishte pjesë e zyrës së shtypit të Kryeministrisë. Do të kalonte një periudhë e gjatë në heshtje, ku Anjeza nuk shfaqej më në aktivitetet e Ramës, çka na bëri të mendojmë se e kishte mbyllur rrugëtimin e saj në ERTV.

Për të gjithë ata që iu kishte munguar Anjeza, paparaci ynë ka mundur të shkrepë disa foto të saj. Dhe e gjeni dot se ku? Pikërisht jashtë Kryeministrisë. Ish-miss-i është shfaqur e vetme në ambientet e jashtme të institucionit, ku si duket, ka qenë duke dalë nga këto ambiente. Nëse në media nuk është shfaqur më, duket se Anjeza vijon të jetë ende në Kryeministri.

Ajo njoftoi para 2 vitesh se do t’i kthehej edhe televizionit dhe kishte gati madje edhe titullin e formatit që do të prezantonte. Ajo do të rikthehej si prezantuese e “Maratonës së Këngës Popullore”, format ky që prej vitesh është prezantuar prej saj. Por në kulmin e thashethemeve, moderatorja në një dalje të sajën publike tha se në ERTV po bënte gati edhe rubrikën.

“E zgjidha” quhej rubrika që do të jepej çdo javë dhe mundohej të zgjidhë kauzat sociale të shumë personave apo familjeve. “Më pëlqen shumë ky projekt, besoj do ta mbaj gjatë. Ky projekt ka disa muaj për të cilin punohet. Duam të zgjidhim kauzat sociale, ndaj titulli është ‘E zgjidha’. Projekti u prit shumë mirë, edhe nga stafi i bashkëqeverisjes, edhe nga stafi kryeministror. Ndiqet hap pas hapi deri sa del në faqen e Kryeministrit”, u shpreh ajo. Anjeza tha se muaj për të cilin punohet. Duam të zgjidhim kauzat sociale, ndaj titulli është ‘E zgjidha’. Projekti u prit shumë mirë, edhe nga stafi i bashkëqeverisjes, edhe nga stafi kryeministror. Ndiqet hap pas hapi deri sa del në faqen e Kryeministrit”, u shpreh ajo.

Anjeza tha se me këtë program do të ndihmojë njerëzit dhe gjithçka është në fokusin njerëzor. Kujtojmë që për këtë projekt, ajo la emisionin e paradites në “Top Channel” me Florian Agalliun. Në fillim u tha se kishte hequr dorë nga televizioni, pasi sapo kishte hapur një biznes ndërsa më pas e pamë si pjesë e kastit të kërcimit mes personazheve të njohur në garën “Dance With me”.

Në një intervistë të rrallë, ajo shprehet: “Prej disa kohësh dhe sidomos këtë vit jam bërë e varur nga aktiviteti fizik, por mos shihni fotot që postoj, sepse pa disiplinë në ushqim, asgjë nuk ka vlerë, as vrapi, as stërvitja. Vetëm regjimi në ushqim dhe ndonjë vuajtje dashurie të dobëson! Në lidhje me jetën private, ajo është shprehur: “Dua të kem dikë, atë dikë që duan të gjitha vajzat. Të më dojë për atë që ai gjen tek unë, por nuk është e lehtë.

Kur isha më e re, mendoja se vitet nuk ikin dhe se mundësitë do të ishin me kuti prej ari, por nuk është gjithmonë kështu. Jeta është fat dhe e kam bindje! Tani shpresoj që ky fati im mos të vonojë shumë. Nuk kam humor për pasiguri, por rëndësi ka që jam gjithmonë shumë aktive, me punën dhe miqtë. Jam gati të hap një kapitull të ri”.

Po si arrin të jetë elegante gjithmonë, ashtu siç e kërkon ekrani? “Unë i ndaj me të gjithë ato që mësoj. Por e bukura është se i praktikoj te vetja ime, kështu që janë me provë. Unë nuk ha karbohidrate dhe kur e shkel me një pjatë pasta, të nesërmen vihem në detoks të plotë, vetëm kos. Jam shumë e dhënë pas ëmbëlsirave dhe ndonjëherë, kur e shoh që kam ngrënë tej rregullit të sheqerit, bëj gjithashtu detoks. Vetëm një herë në javë duhet t’i lejojmë vetes ushqimet e ndaluara, edhe pse ato janë më të mirat. Nuk ha kurrë bukë. Nuk mbaj mend kur kam ngrënë për herë të fundit”, përfundon ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al