10 Shtator, 2023

Foto nga paparazzi/ Albana Vokshi shfaqet me linja të përmisuara


Albana Vokshi nuk mungon pothuajse asnjë të enjte në Parlament. E natyrisht që deputetja e PD-së, vijon me “rutinën” e saj. Veçmas gjithë punëve dhe angazhimeve të saj, ajo duket se ka dhe një “detyrë” tjetër.

Vokshi thuajse gjithnjë është ajo që pret ish-Kryeministrin Sali Berisha. Dhe itinerari i tyre është i njëjtë: deputetja e pret që në oborrin e selisë, e shoqëron deri te shkallët, e më pas brenda në sallë. Kujtojmë se Albana Vokshi është ndër deputetet e para të selisë blu që iu bashkua Komisionit të Rithemelimit dhe që atëherë, ajo nuk ndahet në asnjë dalje publike nga ish-Kryeministri Berisha.

Por, këtë herë ajo që na tërhoqi vëmendjen (krahas shoqërimit të Berishës) është look-u i saj. Edhe këtë herë, deputetja e Partisë Demokratike kishte zgjedhur një fustan të zi, ndonëse ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shikonim shpesh në Parlament. Ajo që na tërhoqi vëmendjen është fakti se Vokshi shfaqej në një formë të përmisuar sa i përket linjave të saj. Mesa duket edhe për të, vera ka qenë një moment i mirë për t’u kujdesur disi për pamjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al