8 Mars, 2020

Foto nga paparazi/ Pa poste por të rëndësishëm në PS. Pas Asamblesë, Vangjush Dako mes dy ish-ministave

Pak ditë më parë u bë mbledhja e Asamblesë së PS-së. Lajmi kryesor ishte prezenca e ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili u zgjodh anëtar i Asamblesë. 

Në dalje, Dako shoqërohej nga dy ish-ministrat, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Kështu u bënë bashkë tre ish-at, të cilët edhe pa poste, duket se janë të rëndësishëm brenda Partisë./Panoramaplus.al