13 Nëntor, 2022

Foto nga paparaci/ Nga minifundet te fustanet e ngushta, kush është deputetja “fashion”


Duket e pashmangshme mos të bëjmë pjesë të rubrikës sonë, Enslemvera Zake. Për shumë nga ju mund të jetë një emër aspak i dëgjuar në politikë, aman në oborrin e institucionit është ndër më të famshmet.

Deputetja simpatike është shfaqur në seancën plenare pak kohë më parë me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse. Por duket se kjo veshje i përket së shkuarës për të. Tashmë, deputetja e Korçës, jo vetëm që nuk guxon më me fustane mbi gju, por vjen e veshur gjithnjë e më serioze. Këtë herë ajo ka pasur një fustan rozë të fortë, e mbërthyer deri në grykë. Megjithatë, veshja e ngushtë i tregonte më së miri linjat perfekte që deputetja gëzon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al