26 Shtator, 2019

Foto nga muaji i mjaltit, Jonida Vokshi pozon me bikini dhe duket seksi


Më 14 shkurt të këtij muaji, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me partnerin, Besnik Krapi.

Pas dasmës, Jonida dhe Besniku kishin vendosur që të nisnin menjëherë muajin e mjaltit. Teksa kanë publikuar foto e video të ndryshme nga pushimet, çifti nuk ka zbuluar se ku ndodhen.

Ndërkohë së fundmi, moderatorja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me bikini në pishinë, në një vend me shumë gjelbërim.

Jonida duket mjaft seksi me pozën e saj me bikini të zeza. Madje ndjekësit e kanë pëlqyer foton shumë dhe i kanë bërë komplimente moderatores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al