20 Qershor, 2023

FOTO/ Në ditën e tyre më të veçantë Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj marrin dhuratën speciale nga Papa Françesku


Një ndër çiftet më të njohura të showbizit shqiptar, Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë disa ditë më parë në Toskana të Italisë.

Të ftuar në dasmë e dyshes ishin familjarë të tyre, miqt më të ngushtë të çiftit si dhe disa nga kolegët e tyre.

Çifti morën urime dhe dhurata të shumta nga Vip-at dhe nga miqtë e tyre në ditën e tyre më të veçantë.

Mirëpo një  nga momentet që do të ngelet gjithmonë në kujtimet e Eduartit dhe Arbanës është urimi i vetë Papa Françeskut për dasmën e tyre.

Kujtojmë që gjithashtu ditën e djeshme çifti morën një dhuratë speciale nga këngëtari i njohur Flori Numajezi, i cili ka shkruar një këngë posaçerisht për Arbanën dhe Eduartin.

Flori, Bruno dhe Klajdi performuan këngën në ditën më të veçantë të çiftit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al