7 Dhjetor, 2023

FOTO/ “Më shkruaj”- Pas ndarjes nga i dashuri, Dua Lipa bën publike numrin e saj të telefonit!


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka bërë publik numrin e saj të telefonit përmes një postimi në InstaStory.

Dua Lipa attends the 2023 Variety Power Of Women

“Më shkruaj”– ka shkruar ylli i muzikës pop krahas fotos ku tegon numërin e saj +1 (917) 810-3415.

Mesa duket Dua e ka bërë publik numrin e saj në mënyrë që të jetë sa më afër fansave, për të komunikuar me ata duke marrë gjykimet dhe komentet e tyre.

Ky veprim i këngëtares vjen disa ditë pasi në rrjet qarkulluan lajme se ajo i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin francez, Romain Gavras për këngëtarin e njohur Omar Apollo.

Shkak janë bërë disa foto të dyshes duke u larguar bashkë nga after-party i Balenciaga. Në foto ata shfaqen në makinë dhe duken tejet të qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al