20 Janar, 2020

FOTO/ “Kam frikë mos e shtyp”- Peshon gjysmë toni dhe është 2 metër i gjatë, “Hulk” has në vështirësi për gjetjen e nuses


Një burrë pakistanez, që peshon 435 kilogramë dhe që e konsideron veten më të fortin në botë dhe që është vetëquajtur “Hulk”, është në kërkim të nuses.

Ai quhet Arbab Khizer Hayat dhe jeton në qytetin pakistanez, Mardan. 27-vjeçari është dy metër i gjatë dhe ha 38 kokrra vezë çdo mëngjes.

A-Pakistani-Man-Of-436-kg-Considers-himself-To-Be-The-Strongest-In-The-World-3

Ai thotë se nuk e ka pasur kurrë problem madhësinë  e tij trupore, vetëm se tani e ka pak të vështirë gjetjen e një partnereje.

I riu ka shpallur një njoftim publik se po kërkon nuse e deri më tani kanë aplikuar rreth 300 gra, po asnjëra nuk i përmbush kushtet e tij, gjatësinë dhe peshën.

Frika e tij është se mos e shtypë atë që do të bëhet bashkëshortja e tij, një shqetësim i kuptueshëm për një njeri që peshon gjysmë toni.

A-Pakistani-Man-Of-436-kg-Considers-himself-To-Be-The-Strongest-In-The-World-1A-Pakistani-Man-Of-436-kg-Considers-himself-To-Be-The-Strongest-In-The-World-4A-Pakistani-Man-Of-436-kg-Considers-himself-To-Be-The-Strongest-In-The-World-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al