26 Korrik, 2019

FOTO/ Gjithmonë jashtë syrit të publikut, vajza “sekrete” e Putin “thyen” rregullin, shfaqet në publik


Vajza “sekrete” e Vladimir Putin ka bërë një dalje të rrallë publike, ndërsa prezantoi një sipërmarrje të re mjekësore që synon shërimin e kancerit. Maria Vorontsova thuhet se jeton në një  super shtëpi në Moskë.

33-vjeçarja zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigante të kujdesit shëndetësor ‘Nomeko’ që aktualisht është përfshirë në projektin më të madh të investimeve private në kujdesin shëndetësor rus. 

Fokusi i saj kryesor është hulumtimi i metodave moderne të trajtimit të kancerit.

Vajza më e madhe e presidentit u shfaq në një intervistë në kanalin televiziv shtetëror Rusia 1 për të diskutuar hapat e saj të parë në botën e biznesit.

Numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët jashtë syrit të publikut.

Putin e ka bërë të qartë se dy vajzat e tij janë të limituara për mediat. Maria lindi në Leningrad, ndërsa Katerina (vajza e dytë) në Gjermani, gjatë kohës që babai i saj ishte pjesë e KGB-së. Të dyja vajzat erdhën nga martesa e tij e parë me Lyudmila Shkrebneva, me të cilën u divorcua në vitin 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al