5 Shtator, 2023

FOTO/ Fshiu çdo postim në Instagram dhe e bëri atë privat, çfarë ndodhi që bashkëshortja e Shpat Kasapit mori këtë vendim


Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Disa vite më parë kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Ndonëse artisti shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshëmria e tij, ndërsa ndryshe nga ai Selvija ka vendosur që jetën e saj ta mbajë private.

Së fundmi ajo ka fshirë çdo foto nga llogaria e saj në Instagram, nga ana tjetër për të mos mjaftuar kjo, Selvija gjithashtu e ka bërë privat atë.

Megjithatë nuk dihet nëse marrëdhënia e dyshes është në krizë apo është ndonjë tjetër arsye se pse ajo ka marrë një vendim të tillë.

Kujtojmë që çifti disa vite më parë u bënë prindër për herë të parë së bashku, teksa sollën në jetë një djalë të cilin ata e pagëzuan me emrin Roel.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al