15 Korrik, 2022

(FOTO) Çfarë ka bërë këtë herë Ilir Shaqiri?/ Policia shfaqet në shtëpinë e balerinit


Ilir Shaqiri prej vitesh jetonte me familjen e tij në shtetin fqinj, Itali, por eksperienca e tij në Big Brother Vip e lidhi balerinin më shumë me vendlindjen e tij, Shqipëri.

Iliri pasi triumfoi në BBV, ka qenë shumë aktiv dhe në qëndër të vëmendjes. Mesa duket, balerini ia del gjithmonë t’i mbajë ndjekësit kureshtarë me anë të veprimeve të tij. Këtë herë ai ka postuar në Instagramin e tij një selfie me disa policë.

Ndonëse të gjithë duken të buzëqeshur në foto, përshkrimi i Ilirit ka tërhequr vëmendje.

“Kur vinë me të arrestuar dhe ia hedh me një foto”-shkruan fituesi i BBV krahas fotos.

Më herët ju kujtojmë që në një intervistë Ilir Shaqiri ka treguar një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij. Ai rrëfeu herën e parë që Emily i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ndodhej duke ngrënë dhe i ngeci ushqimi në fyt nga ky lajm.

Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë.

Miracle Tunes", cucita su misura per la sua protagonista, Emily Shaqiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al