1 Shtator, 2023

FOTO/ Arbana Osmani zbulon portretin e Zoit dhe i bën urimin më të veçantë për 1-vjetorin e lindjes: Jam shumë e bekuar që jam nëna jote…


Vajza e Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj Eduart Grishaj, Zoi, sot feston ditëlindjen e saj të parë.

Në këtë ditë kaq të veçantë për familjen e tyre, moderatorja ka vendosur që të zbulojë për herë të parë portretin e të voglës së saj si dhe të djalit, Dielli.

Ditën e sotme Arbana ka publikuar në Instagram disa foto ku shfaqet së bashku me Eduartin dhe tre fëmijët e tyre në një kishë, teksa në ditën e saj të lindjes çifti kanë vendosur që ta pagëzojnë Zoin.

Krahas fotove të publikuara në Instagram, moderatorja ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar të voglën e saj në ditën e lindjen dhe për ti treguar asaj se sa me fat ndihet që ajo është e bija e saj.

“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”– ka shkruar Arbana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al