16 Tetor, 2018

FOTO/ Akuzat e Ronaldos për përdhunim, në Angli e kthejnë në biznes. Ja biskotat me formën e tij


Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në telashe për akuzat që e lidhin atë me një përdhunim të ndodhur në Las Vegas. Megjithatë një pastiçier ka menduar se si mund të përfitojë nga kjo.

Pronari i dyqanit “Our taste of Portugal” në Worcester, Angli, u ka ofruar klientëve të tij biskota në formën e një çifti që kryejnë marrëdhënie. Këto biskota janë pagëzuar me emrin “Ronaldo”.

Hoze Gonkalves, pronari i dyqanit,  duhet të jetë shumë i kënaqur nga shitja e tyre, madje ai deklaroi se arrin të shesë 60 apo 70 copë në ditë. Madje ai shtoi se beson se Ronaldo është i pafajshëm në gjithë këtë histori. Më poshtë fotot:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al