1 Shtator, 2021

FOTO/ Adele dhe i dashuri i saj kapen mat! Çifti fotografohet bashkë në…


Adele është fotografuar me të dashurin e saj, Rich Paul, të hënën mbrëma në Los Anxhelos, pas një darke romantike që kaluan bashkë, sipas “Page Six”.

adele

Këngëtarja e “Hello”, 33 vjeç, ishte veshur shumë elegante me një golf të zi, me një minifund me kuadrate, çorape të zeza dhe çizme të zeza deri në gju. Ajo gjithashtu mbante një maskë të zezë për shkak të pandemisë. Flokët i kishte kapur poshtë, duke nxjerrë në pah fytyrën dhe vathët prej ari.

adele (2)

Ndërkohë, Paul, 39 vjeç, kishte veshur një palë xhinse, një xhaketë sportive me kapuç dhe një bluzë të bardhë poshtë. Ai gjithashtu mbante një maskë në fytyrë.

Kur paparacët u dolë para, dyshja nuk ndaloi. Këngëtarja e “Rolling in the Deep” ka ndjekur një dietë të veçantë kohët e fundit. Thuhet se ajo humbi 100 kilogramë pasi ndoqi dietën “sirtfood”.

adele (7)

Dieta fokusohet tek proteinat që mund të gjenden në ushqime të tilla si lakra jeshile, vaj ulliri ekstra të virgjër, matcha, boronica dhe rukola.

Menjëherë pas transformimit, Adele filloi të shoqërohej me Paulin, i cili është një agjent i njohur sportiv që përfaqëson klientë të profilit të lartë si LeBron James.

adele (6)

Burime të shumta konfirmuan ekskluzivisht lidhjen për “Page Six” në korrik, kur thanë: “Ata sigurisht që po dalin bashkë“.

adele (5) adele (4) adele (3) adele (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al