29 Gusht, 2018

Foto +16/ 22-vjeçari pret veshët dhe hundën për t’u dukur si kafkë


Një 22-vjeçar nga Kolumbia ka prerë hundën dhe veshët, e gjithashtu ka bërë tatuazh të zi rreth syve që fytyra e tij të duket si kafkë.

Ai është Kalaca Skull, emri i vërtetë i të cilit është Eric Yeiner Hincapie Ramirez. Ky i fundit është një artist tatuazhesh që ka bërë procedura kirurgjikale ekstreme në dy vitet e fundit.

Të gjitha këto veprime i ka vërë vetëm për faktin se që i vogël i kishte shumë qejf kafkat. “Daily Mail” shkruan se Kalaca nisi të bënte modifikimet në trupin e tij pasi i vdiq e ëma, e cila nuk e lejonte që ai të “mbulonte me art” fytyrën.

“Për mua, kafka është si motër, pjesë e familjes. Ndihem shumë i lidhur me kafkat, prandaj vendosa që të bëja këto modifikime”, thotë Kalaca Skull.

Profili i tij në rrjetin social “Instagram” ka fotografi të tij teksa bën tatuazhe dhe pozon me fansat në rrugë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al