4 Mars, 2020

“Fole broçkulla për foshnjën time të palindur,”- Nuk përfundojnë përplasjet mes Jonida Maliqit dhe ish-mikes së saj. Blogerja: S’do ta fal kurrë


Një betejë e hapur duket kjo mes dy ish-mikeshave Jonida Maliqit dhe Alda Danajt. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi sherrin mes tyre, por çështja do përfundojë deri në gjyq. 

jonida maliqi alba danaj

Raportohet se Jonida do denoncojë ish-miken e saj. Gjithçka nisi pasi bolgerja sulmoi këngëtaren duke e quajtur “fasadë” dhe i kërkoi të lajë borxhet përpara se të flasë për modën dhe çantat.

“Mjerë në duar të kujt ka ngelur opinioni për modën,”– shkroi Danaj.

Pas kësaj, reagoi këngëtarja Jonida Maliqi duke i konsideruar akuzat ndaj saj shpifje.

Ndërsa i kërkoi Danajt të mendohej para se të fliste.

“Përpara se të flasësh mendo a është e vërtetë ajo që po thua, a është inspiruese dhe a është nevojshme”- shkroi këngëtarja.

Megjithatë përplasjet mes tyre nuk kanë përfunduar me kaq.

Blogerja ka dalë me akuza të reja ndaj Jonidës duke u shprehur se kjo e fundit ka folur gjëra të papërshtatshme për foshnjën e saj të palindur, kur ishte shtatzënë, si edhe për familjen e saj.

“Ti mund të flasësh gjepura për mua, gjërat materiale s’më interesojnë dhe s’kanë rëndësi, por në momentin që thua broçkulla për familjen time dhe sidomos për fëmijën tim ende të palindur, atëherë do të më interesojë dhe s’do ta fal e harroj kurrë,”- shkroi blogerja.

 

LEXO: “Je fasadë, laj borxhet…”- Jonida Maliqi i kthehet ish mikeshës së saj: Bëhu njeri i mirë, urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme por …

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al