24 Prill, 2023

“Fokusi i saj ka qenë paraja”/ Si asnjëherë më parë Blero flet për ndarjen e tij nga Afrona Dika: Nuk kishte mbetur asnjë opsion tjetër


Këngëtari i njohur Blero ka folur si asnjëherë më parë për marrëdhënien e tij me ish-partneren Afrona Dikën, nga fillimi dhe deri tek ndarja e tyre e bujshme.

Lajmi se dyshja i kishin dhënë fund marëdhënies së tyre, shkaktoi goxha zhurmë rrjet por gjatë asaj kohe këngëtari preferoi të mos jepte më shumë detaje.

E së fundmi, Blero ka vendosur të tregojë arsyen e vërtetë, ku i ka habitur të gjithë pasi këngëtari ka zbuluar se shkaku i ndarjes ishin paratë.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, tregoi Blero.

Më tej, artisti rrëfeu se kur sapo kishte investuar në bizsnesin e përbashkët që kishte me  ish-partneren e tij në Zvicër, Afrona u zhduk.

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha tutje Blero.

Ndër të tjera, Blero foli dhe për lidhjen e tij të re dhe se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por çmon vlerat njerëzore të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al