30 Shtator, 2017

Floriana Garo tregon për jetën e re: Kam ikur me keqardhje, po lija ‘beben’ time…


Floriana Garo, bukuroshja e ekranit , prej disa muajsh tanimë e ka spostuar jetën e saj në Gjeneve , ku ka vendosur të jetoj së bashku me të fejuarin Enisin. Por duket se këto ditët e fundit të shtatorit e kanë kthyer atë sërisht në Shqipëri, në Tiranë.

Në një rrëfim  për programin “Lart e poshtë” që drejtohet nga Eraldo Rexho çdo të premte në TVSH, Garo ka treguar për jetën e saj të re.

I pyetur nga gazetari se si e sheh ajo emisionin ‘Jo vetëm modë’ tani që është së jashtmi, ajo është shprehur:

“Kam ikur me keqardhje për emisionin që po e lija dhe atë “beben” time që po e krijoja me aq dashuri.

E kam ndjekur emisionin e ri, mban të njëjtin emër, por nuk më është dukur i njëjti emision.

Nuk është e thjeshtë, mua më është dashur t’ia nis shpeshherë nga e para. Në fillim ika nga Durrësi në North Dakota, nga North Dakota në New York, nga New York në Tiranë e kështu me radhë, por unë kam një aftësi për t’u përshtatur dhe këtë do t’ja sugjeroja çdokujt që do të ndjekë zemrën.

Karriera është e rëndësishme, por dashuria pak më shumë”, ka thënë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al