23 Gusht, 2017

Flet kirurgu okulist Nadon Qafa: Problemet më të shpeshta të syve te mosha e tretë, si trajtohen


“Perdja”, glaukoma si de jenerimi makular janë tre nga sëmundjet më të shpeshta të syve te mosha e tretë. Kirurgu okulist Nadon Qafa ndalet në secilën prej këtyre patologjive duke na njohur jo vetëm me shenjat që shfaqin, por edhe riskun që mbartin nëse nuk trajtohen në kohë. “Sa më shpejt të diagnostikohen dhe të trajtohen në mënyrën e duhur këto sëmundje aq më shumë do të jemi në gjendje të sigurojmë një shikim të mirë dhe një shëndet të përgjithshëm të syve gjatë gjithë jetës”, shprehet doktori.

Katarakta apo e njohur ndryshe si “perdja” e syrit është një sëmundje që shfaqet kryesisht pas të 60-ve. Mjegullimi i pamjes është simptoma e parë që duhet të na dërgojë te mjeku specialist. Duke qenë se nuk ka ilaç që mund të aplikohet, operimi në kohë, vë në dukje Qafa, do të sjellë kthimin e shikimit në nivele të larta dhe do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së jetës te këta pacientë. Glaukoma, nga ana tjetër, identifikohet me rritjen e tensionit të brendshëm të syrit.

KIRURGU OKULIST NADON QAFA
KIRURGU OKULIST NADON QAFA

“Kemi të bëjmë me një sëmundje mjaft të rrezikshme për dy arsye. Së pari, është një sëmundje në përgjithësi e heshtur pa shumë shenja apo simptoma, dhe së dyti, dëmtimi i nervit të syrit është i përhershëm dhe nuk mund të rikuperohet. Kjo i bën shumë të rëndësishme kontrollet e rregullta periodike të syve pas moshës 50 vjeç”, thekson më tej doktori.

Së fundmi, degjenerimi makular, që çon në dobë- simin e shikimit dhe që kategorizohet si një sëmundje që prek veçanërisht moshat e treta. Trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me anë të injektimit në lëngun e syrit të disa ilaçeve, të cilat frenojnë procesin e uljen së shikimit.

Cilat janë disa nga problemet më të shpeshta të syve te mosha e tretë?

Problemet e syve që i përkasin kësaj moshe janë të shumta, por unë do të ndalesha në disa prej tyre. Së pari, doja të flisja për kataraktan apo siç njihet, “perdja” e syrit. Kjo përbën për nga frekuenca patologjinë më të shpeshtë që prek këtë grupmoshë, pra shumë nga njerëzit mbi 60 vjeç do të kenë diku më herët diku më vonë simptomat e kësaj sëmundjeje. Këto simptoma përfshijnë kryesisht uljen graduale dhe mjegullimin e pamjes, të cilat mund të fillojnë në njërin sy dhe mund të mos kuptohen menjëherë, derisa më pas të preket edhe syri tjetër.

Në vetvete katarakta nuk është gjë tjetër vetëm turbullimi i kristalinit, lentës natyrore të syrit, funksioni i të cilës është të lejojë dhe përthyejë me saktësi rrezet e dritës që futen në sy. Ajo që është më e rëndësishme dhe ia vlen të theksohet është fakti që katarakta bën pjesë në ato sëmundje të syrit që janë plotësisht të trajtueshme dhe që operimi në kohë (pasi nuk ka ilaçe për këtë sëmundje) do të sjellë kthimin e shikimit në nivele të larta dhe do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së jetës te këta paciente. Së dyti, do të doja të flisja për Glaukomën, një sëmundje e nervit të syrit, e cila në shumicën e rasteve identifikohet me rritjen e tensionit të brendshëm të syrit, por në disa raste mund të shfaqet edhe në persona me tension pothuaj normal.

Kjo sëmundje nuk është ekskluzive e moshës së tretë, por në shumicën e rasteve diagnostikohet në këtë moshë. Glaukoma është një sëmundje mjaft e rrezikshme për dy arsye. Së pari, është një sëmundje në përgjithësi e heshtur pa shumë shenja apo simptoma, dhe së dyti, dëmtimi i nervit të syrit është i përhershëm dhe nuk mund të rikuperohet. Kjo i bën shumë të rëndësishme kontrollet e rregullta periodike të syve pas moshës 50 vjeç. Së fundmi, duhet të përmend një sëmundje që prek ekskluzivisht moshat e treta dhe që quhet Degjenerimi Makular, i lidhur me moshën.077ab55046ce80eaf9a3ddea999597ca_XL

Kjo sëmundje prek pjesën qendrore dhe më të rëndësishme të retinës, shtresës nervore, e cila përthith dhe percepton dritën duke krijuar imazhet nëpërmjet transmetimit të sinjaleve në tru. Në këtë rast, dobësimi i shikimit vjen si pasojë e dëmtimeve qelizore në shtresat e retinës dhe poshtë saj. Këto dëmtime në përgjithë- si janë efekt i “plakjes” së qelizave në njerëz të predispozuar. Avancimi i sëmundjes do të sillte formimin e enëve të gjakut patologjike, rrjedhja e të cilave do të sillte fryrjen e retinës dhe si rrjedhojë uljen e pamjes. Në këtë fazë trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me anë të injektimit në lëngun e syrit të disa ilaçeve, të cilat frenojnë procesin.

A ka shkaktarë të tjerë të identifikuar, veç faktorit moshë?

Në varësi të sëmundjes, janë evidentuar edhe faktorë të tjerë, të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe shfaqjen e sëmundjeve të syve në moshën e tretë. Përveç faktorit gjenetik që ndikon në predispozitën e disa personave për të zhvilluar ose jo këto sëmundje, këtu mund të përmendim: për zhvillimin e kataraktes mendohet se ndikon ekspozimi gjatë jetës ndaj rrezeve ultraviolet të dritës së diellit. Gjithashtu mendohet se sëmundje kronike si diabeti i sheqerit mund ta përshpejtojnë krijimin dhe shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Nga ana tjetër, vetë stili i jetesës ka ndikim të drejtpërdrejtë në disa nga këto sëmundje. P.sh. Pirja e duhanit është vërtetuar se është faktor shtese në zhvillimin dhe progresin e sëmundjeve të retinës në përgjithësi dhe të degjenerimit makular në veçanti. Gjithashtu jeta sedentare ndikon në këtë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në këto sëmundje.

Shumë prej të moshuarve dhe jo vetëm, shkojnë te mjeku okulist atëherë kur vërejnë se kanë probleme me pamjen. A është ky sinjali i parë apo duhen bërë kontrolle në mënyrë periodike?

Kontrollet periodike janë shumë të rëndësishme sidomos pas moshës 50 vjeç. Ashtu si theksuam edhe më lart, një pjesë e sëmundjeve të syve që prekin këtë moshë mund të kenë pak ose aspak simptoma në fillimet e tyre, duke bërë që të neglizhohen. Nëse do të kryhen vizita të rregullta dhe kontrolle të specializuara te mjeku okulist do të mund të evitohen dëmtime të tilla që ndonjëherë janë të pariparueshme nëse zbulohen me vonesë. Rekomandohet që këto vizita kontrolli të kryhen një herë në vit për personat që nuk kanë ndonjë sëmundje të diagnostikuar të syve.

Kuptohet që shfaqja e shenjave të tilla si ulja e shikimit në njërin apo të dy sytë, deformimi i objekteve, rëndesë e syrit apo edhe ndonjë skuqje që vazhdon në mënyrë kronike, duhet të na bëjë që të kryejmë menjëherë vizitën te mjeku okulist. Në varësi të sëmundjes , një pjesë e sëmundjeve të syve që prekin këtë moshë mund të kenë pak ose aspak simptoma në fillimet e tyre, duke bërë që të neglizhohen. Nëse do të kryhen vizita të rregullta dhe kontrolle të specializuara te mjeku okulist do të mund të evitohen dëmtime të tilla që ndonjëherë janë të pariparueshme nëse zbulohen me vonesë. Rekomandohet që këto vizita kontrolli të kryhen një herë në vit për personat që nuk kanë ndonjë sëmundje të diagnostikuar të syve.

Kuptohet që shfaqja e shenjave të tilla si ulja e shikimit në njërin apo të dy sytë, deformimi i objekteve, rëndesë e syrit apo edhe ndonjë skuqje që vazhdon në mënyrë kronike, duhet të na bëjë që të kryejmë menjëherë vizitën te mjeku okulist. Në varësi të sëmundjes së syve dhe ecurisë së trajtimit të saj, mjeku okulist përcakton më pas shpeshtësinë e kryerjes së kontrolleve në këta paciente.

Çfarë ndodh nëse i neglizhojmë shenjat që ju përmendët të tilla si ulja e shikimit, deformimi i objekteve, skuqja etj?

Jo pa qëllim përmenda pak më sipër Glaukomën, si një sëmundje që dëmton nervin e shikimit dhe po e theksoj edhe një herë që ky dëmtim është i përhershëm. Sa më shpejt të diagnostikohen dhe të trajtohen në mënyrën e duhur këto sëmundje aq më shumë do të jemi në gjendje të sigurojmë një shikim të mirë dhe një shëndet të përgjithshëm të syve gjatë gjithë jetës. Edhe sëmundje të tjera si degjenerimi makular i lidhur me moshën, nëse trajtohen në kohë dhe pa filluar dëmtimet e rënda dhe të parikthyeshme të retinës, do të mund të kufizohet ky dëmtim. Ndërsa trajtimi kirurgjikal i vonuar i kataraktes do të rriste vështirësinë e operacionit, do të shtonte kohën e rikuperimit pas ndërhyrjes, si dhe komplikacionet gjatë operacionit.

Sëmundje të tjera, bashkëshoqëruese si hipertensioni apo diabeti çfarë peshe kanë?

Patjetër që gjasat që një person i moshës së tretë të jetë i prekur nga këto sëmundje është shumë më i madh. Roli i diabetit dhe hipertensionit si faktorë parësorë rreziku sidomos për shfaqjen e ndryshimeve në enët e gjakut, ndikon që këto ndryshime të ndodhin edhe në sy. Zakonisht efekti i këtij ndikimi rritet me numrin viteve që pacienti ka vuajtur nga këto sëmundje duke bërë që në moshën e tretë të shtohet edhe ky ndikim, pra edhe dëmtimet në sy nga këto sëmundje.

Dhe së fundmi, disa këshilla?

Këshilla e parë për lexuesit e të gjitha moshave do të ishte të mos presin që të shfaqen shenjat e sëmundjeve të syve, por të kontrollojnë shëndetin e tyre te mjekët specialist në mënyrë periodike. Kujdesi ndaj syve nuk duhet të fillojë në moshën e dytë apo të tretë, por që në fëmijëri. Për këtë duhet të korrigjohet me syze, nëse ka, çdo defekt i përthyerjes së dritës, si dhe duhet të minimizohet stresi viziv i tepruar i lidhur me përdorimin e celularëve apo kompjuterëve. Në çdo moshë duhet të përdoren syzet e diellit me filtër të plotë mbrojtës ndaj rrezatimit ultraviolet.

Dieta duhet të jetë e ekuilibruar, duke shmangur yndyrat shtazore dhe duke favorizuar ushqimet që përmbajnë vitamina dhe antioksidantë. Duhet të mos pinë duhan, sidomos nëse vuajnë nga sëmundje të retinës. Së fundmi, duhet të mjekohen sa më mirë , nëse ka, sëmundjet e përgjithshme të tilla si diabeti dhe hipertensioni për të minimizuar ndikimin e tyre në sëmundjet e syve.

SIMPTOMAT E SYRIT DHE ÇFARË MUND TË NËNKUPTOJNË

Është koha të bëhesh i mençur për sytë. Të mos nënvlerësosh simptomat, është hapi i parë i rëndësishëm. Skuqje, kruajtje dhe lotim, janë disa nga treguesit që nuk duhen neglizhuar. “Trajtimi në kohë i çështjeve të syrit mund t’ju ndihmojë të shmangni komplikimet”, thonë mjekët okulistë. Kujdes duhet treguar veçanërisht nëse keni dhimbje, një ndryshim në pamje, ndjeshmëri ndaj dritës ose ndonjë simptomë tjetër që mund t’ju prish rehatinë.

Sy të kuq dhe lotim

Kjo gjendje ndoshta mund të shkaktohet prej alergjisë, ndaj rekomandohet që të largoheni sa më parë nga shkaku dhe të konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse alergjitë janë një shqetësim sezonal për ju, atëherë duhet patjetër që të kontaktoni një alergolog.

Sy të kuq dhe kruajtje

Ju mund të keni inflamacion nga një infeksion i shtresës së jashtme të syrit tuaj. Mjeku i familjes mund të përcaktojë nëse është viral ose bakterial. Shumëllojshmëria virale është “si një ftohje e zakonshme në sy” dhe është jashtëzakonisht ngjitëse. Loti artificial do t’ju ndihmojë në lehtësimin e acarimit dhe ënjtjes.

Sy të thatë

Sy të thatë, janë një gjendje në të cilën sytë nuk janë duke marrë lagështi të mjaftueshme. Syri i thatë mund të jetë një efekt anësor i disa ilaçeve ose rezultat i luhatjeve hormonale ose përdorimi afatgjatë i lenteve të kontaktit. Rri larg ajrit të kondicionuar ose nxehtësisë, e cila mund të shpejtojë avullimin e lotëve. Në këto kushte, ju mund të provoni të shtoni më shumë acide yndyrore omega-3 në dietën tuaj (burime të mira janë peshk yndyror, si salmoni). Mos e injoroni syrin e thatë, sepse mund të çojë në humbjen e shikimit.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al