Fjoralba Ponari është kthyer në një ndër moderatoret më të komentuara të publikut shqiptar, edhe për faktin se ka luajtur paksa me misterin sa i përket jetës private.
Ajo është gjithashtu mjaft e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka zbuluar se cila është dhurata më e bukur emocionale që ka marrë.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo tregon një kuti, e cila është e mbushur plot me mesazhe për të, ku ndër të tjera thuhet se është një grua mjaft e fortë, që di se çfarë do dhe i arrin gjithmonë ato që do.
Edhe pse moderatorja nuk e ka zbuluar se nga cili e ka marrë dhuratën, të gjithë mendojmë për një person: për të dashurin e saj.
Javën e kaluar në media qarkulloi një foto e saj me partnerin, i cili quhet Françesko dhe është jo vetëm një sportist xhudoje, por edhe një inxhinier software.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al