7 Qershor, 2019

Fjoralba Ponari rrëfen se e ka urryer veten në audicionet e “The Voice”: Por nuk doli keq (VIDEO)


Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka zbuluar për herë të parë se e ka urryer veten kur ka bërë audicionin për në “The Voice 5”.

Së fundmi ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj dhe u ka dhënë mundësinë që t’i bëjnë pyetje në “Instastory”.

Dikush e ka pyetur për vendimin e keq më të mirë që kishte marrë ndonjëherë.

“Audicioni i ‘The Voice’. E kam urryer veten për atë audicion por nuk na doli keq në fund”, i përgjigjet Fjoralba fansit të saj.


Ponari ka marrë pjesë në audicionet e fshehura dhe për të u kthyen të katër pjesëtarët e jurisë dhe ajo zgjodhi Genc Salihun, por nuk arriti të shkonte në garat live.

Por pavarësisht kësaj, Fjoralba arriti të bëhej imazhi i ri i “The Voice of Albania 6”. Ndërsa sot është pjesë e emisionit “E Diell”, ku jo vetëm moderon por edhe këndon e performon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al