2 Tetor, 2017

Video/Fiori dhe Rozana flasin më në fund për zënkën mes tyre, ja çka ndodhur


Gjatë sezonit të kaluar televiziv pati zëra se dy moderatorëve të emisionit ‘Boom Boom’ Fiori Dardha dhe Rozana Radi diçka nuk shkonte dhe se ato kishin konflikte me njëra-tjetrën.

Moderatoret publikisht nuk e kishin pranuar deri më tani këtë gjë si të vërtetë, por sot në emisionin e mëngjesit ‘Ditë e re’ të pyetura nga moderatorët ato e kanë vërtetuar këtë fakt.

Të dyja me të qeshur sqaruan se në një çast kanë patur konflikt, duke e krahasuar me humor me zënkat mes çifteve.

Ato pranuan se shumë gjëra më pas i kanë afruar dhe kanë vendosur t’i lënë pas hatërmbetjet. Mes batutave ato kanë rrëfyer se emisioni ‘u shkonte vaj’ edhe pse nuk flisnin, madje më mirë sepse gjatë transmetimit i hidhnin kunja edhe njëra-tjetrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al