11 Shtator, 2017

Fiori Dardha dhe Robert Aliaj zihen live në emision


Mbrëmjen e sotme ka nisur edicioni i katërt i “Dance With Me”, programi i kërcimit në Tv Klan që bën bashkë disa nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar. Debatet dhe nuancat e humorit apo ironisë në këtë spektakël  nuk kanë munguar as në puntatën e sotme.

Gazetarja Fiori Dardha ka debatuar me tone të larta me Robert Aliajn, anëtarin e jurisë. Pas performancës së Xhenit dhe Benardit, një nga ciftet më të komentuar të Big Brother, Roberti ka dhënë mendimin e tij rreth performancës duke u shprehur se nuk i ka pëlqyer, nuk kanë përcjellë emocione. Menjëherë në bisedë është futur Fiori, e cila është shprehur se çifti, jo vetëm që përcollën emocione, por edhe dashuri. Roberti i ka kërkuar Fiorit që të mos ndërhyjë.

“Fiori, mbaj vendin tënd, mos bëj si gardiane, mediokre. Je këtu si gazetare.”,- është shprehur Aliaj.

“Unë nuk lejoj asnjë të më ofendojë. Jam një vajzë e aftë, dhe gazetare e njohur. Nuk lejoj asnjë të më shkelë aty ku s’duhet”,- është shprehur Fiori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al