5 Shtator, 2023

Fillojnë investigimet ndaj yllit të Mançester Junajtid, dhunonte ish të dashurën që e la me barrë pa dashje


Duket se te Mançester Junajtid nuk do të gjejnë qetësi, me sulmuesin brazilian, Antoni që është nën hetim për dhunë ndaj ish të dashurës.

Collage Maker-04-Sep-2023-05-26-PM-2386

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Policia e Sao Paulos ka nisur investigimet për një deklaratë të bërë nga Gabriela Kavalin përpara disa javësh, ku u shpreh se është dhunuar nga Antoni.

Kavalin është një DJ e njohur në Brazil, e cila mori një vëmendje të madhe kur u ngeli me barrë pa dashje pikërisht nga Antoni pas një feste ku të dy ishin të dehur.

Kjo gjë mund t’i shkaktojë probleme brazilianit, i cili mund të përfundojë si një tjetër lojtar i Junajtid, Mejsën Grinvud, me këtë të fundit që përpara një viti e gjysmë u arrestua për dhunë ndaj të dashurës së tij, duke i kushtuar një pjesë të madhe të karrierës futbollistike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al