22 Gusht, 2018

Fifi shpërthen hapur kundër Tayna-s: Ciceronk, t’u ka bërë shpellë… (VIDEO)


Tayna është një repere e re e cila ka marrë vëmendjen e publikut me hitet e saj të fundit. Ajo komentohet gjerësisht për “diss”-et që u bën kolegëve, por edhe për faktin që e quan veten si nëna dhe babai i repit shqiptar.

Por së fundmi këngëtarja Fifi, e cila edhe më herët e ka ironizuar Tayna-n për muzikën që ajo bën, ka zgjedhur t’i bëj një “diss” të hapur reperes së re në këngën e saj “Habibi”,  të cilën e ka publikuar mbrëmjen e djeshme.

Që në momentin që u publikua, teksti i këngës po komentohet shumë pasi Fifi i drejtohet Taynës dhe Rinës haptazi.

“S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”, shprehet Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj “Columbiana” thotë se e ka belin shumë të hollë.

“E keni flliq krejt t’u bo bordell, o ciceronk e trapit t’u ka bo shpell”, është edhe kjo një pjesë e tekstit të këngës që po komentohet shumë në rrjete sociale e që siç duket i referohet repereve të reja. Videoklipi i ri i Fifit ka arritur brenda pak orëve mbi 100 mijë shikime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al