25 Nëntor, 2022

Fifi konfirmon pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës, Monika Lubonja ‘tifozja më e çmendur’ e këngëtares


Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi ose ndryshe e njohur me emrin e artit Fifi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Fifi do të konkurroj mes 26 pretendentëve të cilët synojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision. Kënga me të cilën ajo do të konkurrojë në festival titullohet “Stop”.

Mes shumë urimeve nga miq dhe kolegë të artistes, nuk kishte si të mungonte dhe suporti i mikeshës së saj të ngushtë Monika Lubonja.

Aktorja postoi në InstaStory foton e Fifit ku krahas saj shkruan se është tifozja më e çmendur e këngëtares.

“Mos harro se më ke tifozen më të çmendur pas teje në këtë festival. Gusha ime suksese”- shkroi Monika.

Kujtojmë se miqësia e Filloretës dhe aktores u forcua shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Edhe pas daljes nga spektakli dy vajzat e ruajtën ende raportin e tyre të ngushtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al