3 Tetor, 2019

Fifi bie në peshë, nuk njihet me pamjen e re (Foto)


Kanë kaluar gati katër muaj qëkur këngëtarja Fifi vendosi të ‘heqë qafe’ kilet e tepërta. Ajo tha se do të përdorte balonin gastrit, i cili konsiston në vënien në stomak të një baloni që redukton gradualisht sasinë e ushqimit që konsumohet.

“Do bëj balonën e stomakut sepse më duket mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për tu dobësuar. Ngaqë njëçik jam përtace për të shkuar në palestër, njëçik përtoj të mbaj dieta dhe kam qejf të ha më shumë sesa duhet”, tha Fifi.

Duket se kjo mënyrë ka dhënë rezultate të kënaqshme tek këngëtarja. Kjo duket në një foto që po qarkullo në rrjetet sociale ku rënia në peshë është mëse e dukshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al