23 Dhjetor, 2017

Festivali i fundvitit në RTSH/ Adi Krasta sqaron incidentin që ndodhi natën e parë


Nata e parë e Festivalit të RTSH gjithçka u duk se shkoi mirë, duke sjellë jo vetëm performancat live të këngëtarëve, por edhe surprizën e madhe , pjesëmarrjen e italianit Ricardo Cocciante. Por gjatë performancës së tij, Redon Makashi vuri re që nuk po luhej siç duhej muzika dhe kërkoi orkestrën që të ndalte, për t’ia rinisur edhe njëherë nga fillimi.

Si artist profesionit që është, ai e mori me shumë sportivitet dhe kërkoi nga publiku në sallë një duartrokitje për orkestrën. Menjëherë në skenë u ngjit dhe Adi, i cili duke iu referuar kërkesës së Redonit tha: po një duartrokitje për orkestrën edhe pse ajo s’ishte në terezi.

Mbrëmë, gjatë natës së dytë të Festivalit Adi sërish u ndal tek ky incident i natës së parë duke sqaruar këtë herë se gabimi ka qenë në audion e jashtme të televizionit dhe jo i orkestrës. “Ka qenë një gabim në audion e jashtme të televizionit, jo i orkestrës. Orkestra e TVSH nuk mund të gabojë“ – u shpreh Krasta.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al