17 Gusht, 2022

Festa e çmendur e ditëlindjes së Madonna-s/ Këngëtarja shkëmben puthje pasionante me dy gra në Itali


Madonna ka rikthyer përsëri puthjen e saj ikonike në VMA përmes një videoje në Instagram. Në videon e publikuar në profilin e saj, Madonna shfaqet duke puthur dy gra në pjesën e pasme të një makine.

“Puthjet e ditëlindjes me k*rvat e mia”, ka shkruar ajo krahas videos, e cila tregonte grupin duke festuar ditëlindjen e saj të 64-të në Itali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Këngëtarja e “Like a Virgin” mahniti me një fustan maxi të Dolce & Gabbana-s, bardheblu, me flokët e saj bionde të stiluara në onde të lehta.

Në një fragment tjetër në në video, Madonna rrotullohej me fustanin e saj të ndritshëm veror përpara se të hipte në makinë me menaxherin e saj, Guy Oseary dhe shokë të tjerë.

Këngëtarja publikoi së fundmi në Instagram gjithashtu pamje nga festa festa luksoze e ditëlindjes së 22-të të djalit të saj në Itali.

“Nga një Luan në tjetrin!! Gëzuar ditëlindjen Roço”, ka shkruar këngëtarja e “Material Girl” në një seri fotosh, të cilat e tregojnë atë duke festuar djalin që ndan me Gay Ritchie .

Madonna mahniti me një fustan mëndafshi, me lule për këtë rast, duke kompletuar pamjen me një gjerdan me kryq argjendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al