8 Maj, 2022

Fero ofendoi hapur Mozzik, Getinjon dhe Unikkatilin, ndjekësit i kthehen kundër: Fshije sa je në kohë


Rikthimi i Unikkatil (Viktor Palokaj) në muzikë pas dy vitesh mungesë duket se ka trazuar ujërat e Hip-Hopit shqiptar.

Në këngën e re me titull “Po eci”, Unikkatil i ka bërë ‘diss’ Feros dhe Dudës, të dy me prejardhje nga Gjilani. Këta dy të fundit në intervistat e tyre dhe në rrjete sociale e kanë quajtur Unikkatilin “picamen”, duke aluduar se reperi në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punonjës në piceri. Unikkatil i është përgjigjur këtyre deklaratave përmes këngës së fundit, ku thotë:

“Mu picamen? S’je n’veti jo. Qato nuk kom folë se shihet me kohë. Vlej do milion p***, ti as ni trohë. Çka merr n’koncert ti unë lypasv’ i dho”. 

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Fero i cili ka reaguar menjëherë duke ia kthyer diss-in e duke sulmuar edhe dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo. Në një video në rrjetet sociale mes fjalëve të tij, reperi i ri kërkon t’i tregojë tre djemve si bëhet rep i mirë dhe i shpejtë, pa pasur nevojë të presë me vite.

“Unikkatil kuqko qeshtu repovatet sum vyn mu 2vjet 3vjet , mu mvyn veq 10 minuta studio me ta gerdit Mozzik kshyre qysh ta perdhunoj idollin fans i k*rit , edhe ke pshtu hatri shoqnis po bone share edhe ni her naj diss per mu tkallxoj Getinjo edhe per ty vlen .- ka shkruar Fero në postimin e tij që ka marrë komente të shumta negative duke iu kthyer në boomerang.

Fshije këngën sa je në kohë“- shkruan dikush që ka marrë mbi 500 pëlqime. Komentet e tjera shkruajnë: “Kjo nuk është rep, je i humbur.“, Jeta nuk është film shqipe, maje mend”, “Palidhje” etj. duke marrë qindra pëlqime që do të thotë se edhe ndjekës të tjerë të shumtë janë dakord me ta.

Pak ditë më parë në rrjetet sociale teksa shpërndau këngën e rivalit në Instastory ai sërish e quajti ‘picamen’ duke bërë ironi me klikimet. Më tej publikoi një video ku e ofendonte dhe e paralajmëronte se do rikthehet menjëherë në studio për të publikuar këngën e re. Fero ironizoi edhe Mozzik duke e quajtur ‘Mickey Mouse’ teksa i etiketoi të dy.

Vlen të rikujtojmë se marrëdhënia e tyre pas largimit të Mozzik nga “On Records” nuk ka qenë shumë miqësore, madje ky i fundit asokohe është shprehur se Fero u bë i famshëm falë tij dhe Getinjos. Megjithatë, akulli mes tyre u thye në 2020 dhe u duk se marrëdhënia e tyre u normalizua. Në një intervistë autori i hitit “Madonna” tha se e respekton Feron, ndërsa ky i fundit tha më pas në Instagram se do i jetë gjithnjë falenderues për mbështetjen.

‘E kam pa që u nda prej label-it që jom shkëputë edhe unë por kontakt nuk kam’ – u shpreh Mozzik duke thënë se Fero është djalë i mirë e i respektueshëm. Pas kësaj interviste, i pyetur nga fansat në Instagram edhe Fero ka thënë fjalën e tij. ‘Po kom ni edhe kom thon fillim të karrierës, thom apet, falemnderus jom në maksimum. Edhe për mu ai është njëshi’ – ka deklaruar Fero në postimin e bërë teksa e mbështeti disa herë edhe për projektet e reja.

E duket se paqja nuk ka zgjatur shumë. Në fakt kjo situatë po rikthen edhe një herë Feron në qendër të vëmendjes, pasi vitet e fundit duket sikur ka rënë në hije. Deri tani nuk ka asnjë reagim as nga Unikkatil dhe as nga Mozzik e Getinjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al