20 Qershor, 2019

Fero e Arbenita janë martuar? Modelja seksi alarmon fansat: Mami dhe babi (FOTO)


Reperi i njohur, Fero dhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli, dinë gjithnjë se si të tërheqin vëmendjen e ndjekësve të tyre në rrjetet sociale.

Pas lajmit të rremë që përhapën pak ditë më parë se ishin ndarë, tani Fero dhe Arbenita kanë dhënë një tjetër lajm.

Reperi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me të dashurën dhe krahas saj shkruan: “Gruaja”.

Ndërkohë modelja bukuroshe ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në “Instastory”, ku shfaqet me Feron dhe në të shkruan: “Mami dhe babi Fero?”, shoqëruar edhe me një emoji të nuses e dhëndrit.

Por ende nuk dihet nëse çifti ka kurorëzuar dashurinë në martesë dhe nëse Arbenita është në pritje të ëmbël. Reperi dhe modelja herë pas here vendosin që të “luajnë” me ndjekësit e tyry.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al