16 Shtator, 2019

Fernando shkon në klasë të parë, Çiljeta emocionohet e ka dy fjalë për të: Pjesën më të madhe e ke marrë nga babai yt (FOTO)


Sot është dita e parë e shkollës, e personazhet e njohur të ekranit, kanë postuar foto të fëmijëve të tyre, duke u uruar shumë suksese.

Kështu ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, e cila  ka treguar se është emocionuar shumë për djalin e saj dhe i duket e pabesueshme që koha ka kaluar kaq shpejt.

Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” disa foto të të birit, me disa prej momenteve që prej ardhjes së tij në jetë. Në këtë postim, Çiljeta ka kujtuar me shumë nostalgji kohët kur kujdesej për Fernandon foshnje.

Gjatë shkrimit, këngëtarja nuk ka lënë pa përmendur edhe të atin e tij, me të cilin tregon se ka ngjashmëri të madhe.

“Djali dhe shoku im. Nëse Zoti do të më lejonte të zgjidhja një djalë, padyshim do të ishe ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vogël të vetes tek ti, mënyra sesi vepron dhe gjërat që bën. Megjithatë, pjesën më të madhe e ke marrë nga babai yt, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si një burrë i madh. Jam falenderuese që isha në planet e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit!”, ka shkruar Çiljeta.


Kujtojmë se këngëtarja u bë nënë për herë të parë në muajin shkurt të vitit 2013, vetëm pesë minuta para ditëlindjes së saj më 6 shkurt.

Nga ana tjetër, ajo nuk e ka bërë asnjëherë të ditur identitetin e babait të fëmijës së saj, me të cilin është ndarë prej kohësh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al