4 Dhjetor, 2018

Femra, mos merrni partnerët për t’iu shoqëruar për shopping, mund t’i zërë gjumi teksa… (FOTO)


Teksa festat e fundvitit po afrojnë, njerëzit kanë nisur të përgatisin edhe dhuratat që do të bëjnë për të dashurit e tyre.

Zakonisht janë femrat ato që mendojnë për këtë pjesë, pasi meshkujt janë pak përtacë për të bërë shopping. E këtë e tregojnë edhe fotografitë e publikuara online nga “Bored Panda”.

Kjo e fundit ka mbledhur disa fotografi ku meshkujt kanë shkuar të shoqërojnë partneret e tyre për të bërë shopping.

Në disa foto shfaqen burrat që i ka zënë gjumi në vende të ndryshme në qendrat tregtare, apo të tjerë që janë ulur në shkallë për të pritur partneret e tyre.

Në foto të tjera shfaqen fytyrat e burrave që janë lodhur duke pritur apo kanë gjetur diçka për të kaluar kohën, teksa gratë po bëjnë blerjet.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al