13 Gusht, 2018

Faton Shoshi deklaron lidhjen e re me modelen 21-vjeçare, pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi


Pas ndarjes nga këngëtarja e njohur Era Istrefi, djali me shumë influencë në Kosovë, Faton Shoshi është përfolur për jetën që bën i rrethuar nga modele dhe vajza të bukura. Menaxheri i suksesshëm i personazheve të njohur duket se tashmë është në një lidhje të re dhe këtë herë bëhet fjalë pikërisht për një modele.

Ishte vetë Fatoni ai që publikoi foto me vajzën “cool”, që e ka rrëmbyer, modelen nga Kosova që bën karrierë në Milano, Gresa Hotin. Shumë VIP-a e kanë uruar Shoshin për lidhjen e re poshtë fotove në “Instagram”, që konfirmojnë këtë histori të bukur dashurie. Ai ka postuar në “Instagram” një video të Gresës, duke u argëtuar në jetë nate, më pas një foto të të dyve nga ajo natë dhe një ditë tjetër një foto shumë romantike në errësirë ku qëndrojnë të ulur sipër makinës “Ferrari”.

 

Mediat e Kosovës e kanë komentuar këtë lidhje si historinë e parë serioze të Fatonit pas ndarjes nga këngëtarja, Era Istrefi. Po kush është Gresa Hoti, modelja superbombë që bëri për vete Faton Shoshin? Shumë prej jush ndoshta po e lexoni për herë të parë emrin e saj, por Gresa, e cila e përshkruan veten “si shpirt i lirë”, ka disa vite që është bërë pjesë e botës së modës jashtë kufijve shqiptarë. Modelja nga Kosova ka lindur më 27 mars të 1997-s, pra, është vetëm 21-vjeçe.

Edhe pse shihet të udhëtojë në vende të ndryshme të botës për shkak të karrierës, vendbanimi i saj është qyteti i Milanos në Itali. Karriera e saj shtrihet në vende si Gjermania, Spanja, Franca, Malta, Meksika, etj.. Në fëmijëri dhe adoleshencë ajo njihej si kopja e Gigi Hadid, ndërkohë që komentohej si vajza rebele. Ajo nuk e ka problem të pozojë topless, siç janë këto foto të shkrepura në Ibiza.

Ajo ka një super tatuazh në shpatullën e saj të djathtë, të shkruar në italisht. Por 21-vjeçarja zgjedh shpesh ta mbulojë nëpër foto, ose në ato profesionale ku reklamon veshjet, tatuazhi është i fshirë me photoshop ose makiazh. Sa i takon karrierës, ajo ka pozuar për disa revista të famshme ndërkombëtare, qëkur u përzgjodh fillimisht nga agjencia “MG Modeling”. Gresa është bërë pjesë e disa revistave të njohura në Itali, duke pozuar edhe për disa nga markat vendase si: “Glamour Italia”, “Cosmopolitan Italia”, etj..

Gresa ka krijuar një stil të vetin të të veshurit dhe më shumë i pëlqejnë ato sportive. Është e veçantë, duke krijuar kombinime mes stileve të ndryshme, që e bën të duket shumë moderne. Ajo është shumë e lidhur me familjen, pasi nga postimet e saj lë të kuptohet se ka një lidhje të ngushtë me prindërit dhe vëllain 13- vjeçar, Dion. Nuk dihet se kur ekzaktësisht është lidhur me Fatonin, ndërkohë që flitet se shkak për njohjen është bërë shija e njëjtë në muzikë, duke qenë se Gresa është shumë e apasionuar pas muzikës dhe me shumë gjasa mund ta shohim një ditë si këngëtare në tregun muzikor.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al